11:21 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Rikthehet nga huzimi më herët se që ishte menduar futbollisti i Barcelonës

Klubit të Barcelonës i është rikthyer një futbollist nga huazimi më herët se që ishte menduar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Juan Miranda i cili ishte I huazuar këtë sezon tek klubi gjerman, Schalke 04, transmeton Indeksonline.

“ Marrëveshja e huazimit të Juan Mirandas ka mbaruar më herët dhe ai është rikthyer te Barcelona. Të gjitha të mirat, Juan”, ka shkruar klubi gjerman në faqen zyrtare të klubit.

Miranda nuk pritet të jetë pjesë e klubit të Barcelonës as sezonin tjetër. Me shumë gjasë do të huazohet apo të shitet plotësisht./Indeksonline/