15:34 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Roma kryen transferimin e parë

Houssem Aouar edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës së Romës.

Pëermes një deklarate zyrtare, Roma ka bërë të ditur se mesfushori algjerian ka nënshkruar kontratë afatgjate deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.

Aouar i është bashkuar skuadrës romake si transferim i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën e Lyonit.

25-vjeçari është shprehur i lumtur me transferimin e tij te Roma, duke thënë së është klub me një histori të madhe.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të rëndësishëm, lojtarë të fortë dhe tifozë unikë. Tani jam verdhekuq dhe jam gati”, tha Aouar për faqen zyrtare./IndeksOnline/