23:34 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Roma transferon portierin spanjoll

Roma ka transferuar portierin Pau Lopez nga Real Betis.

Skuadra italiane do t’i paguaj asaj spanjolle 23.5 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan Indeksonline.

Lopez ka nënshkruar një kontratë me Romën deri në vitin 2024.

Në sezonin e fundit ai ka bërë 33 paraqitje me Betisin derisa më parë ka qenë pjesë e Espanyolit dhe Tottenham. /IndeksOnline/