13:24 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Rrahmani nënshkruan me Veronan

Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është lojtari i ri i skuadrës italiane Hellas Verona.

Qendërmbrojtësi kosovar ka nënshkruar katër vjeçare me skuadrën e Series A, raporton Sky Sport.

Ndonëse klubi ende nuk e ka bërë publik vendimin, në mediat italiane veçse janë shpërndarë fotografitë e Rrahmanit teksa nënshkruan kontratën me klubin e tij të ri.

Rrahmani u ble nga Dinamo Zagrebi për 2.1 milionë euro. /IndeksOnline/