Zyrtare: Salah, Auba apo Mane? Ky është futbollisti i vitit në Afrikë (Foto)
Federata e Futbollit Afrikan ka zgjedhur futbollistin e vitit 2017.
Çmimin e më të mirit e ka fituar futbollisti i Liverpoolit dhe Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, shkruan IndeksOnline.
Salah la mbrapa yllin e Dortmundit, Pierre Aubameyang dhe bashkëlojtarin e tij, Sadio Mane.
Disa nga çmimet tjera që u dhuruan në ceremoninë e sotshme ishin këto si më poshtë:
Kombëtarja më e mirë e vitit: Egjipti
Futbollisti i ri i vitit: Patson Daka
Trajneri i vitit: Hector Cuper
Ekipi i vitit: Wydad Athletic Club.