19:10 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Sanchez te Unitedi, Mkhitaryan te Arsenali (Video/Foto)

Skuadra e Manchester Unitedit dhe ajo e Arsenalit sapo kanë zyrtarizuar futbollistët: Alexis Sanchez dhe Henrik Mkhitaryan.

Dy klubet angleze gjatë këtij mini-afatit kanë shkëmbyer futbollistët, Sanchez në “Old Trafford”, kurse Mkhitaryan në “Emirates”, transmeton IndeksOnline.

 

Mesfushori armen bëri 39 paraqitje për Manchesterin, duke shënuar vetëm pesë herë. Ai është kapiten i ekipit kombëtar në Armeni dhe është golashënuesi më i mirë në histori.

29-vjeçari e nisi karrierën në ekipin Pyunik, pastaj u transferua në Ukrainë te Metalurh Dontetsk, para se të bashkohej me Shakhtarin ku bëri plotë 72 paraqitje. Në vitin 2013, Henrik u transferua në Borussia Dortmund dhe bëri 90 paraqitje.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ëndërr që më është realizuar. E kam menduar gjithmonë të luaj për Arsenalin. Tani jam këtu dhe do të bëjë çmos për këtë klub”, ka thënë Mkhitaryan./IndeksOnline/

Temat: