Zyrtare: Sarri largohet nga Napoli (Foto)
Maurizio Sarri është larguar përfundimisht nga Napoli.
Strategu italian është larguar pas tri vitesh nga klubi i Napolit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale.
“Unë dua që ta falënderoj Maurizio Sarrin për përkushtimin e tij të çmuar për Napolin, i cili bëri që të jap prestigj dhe emocion në qytetin dhe tifozët blu në të gjithë botën. Ai krijoi një model të lojës të admiruar kudo dhe nga çdokush. Bravo Maurizio”, ka shkruar presidenti i Napolit.
Vendin e 59-vjeçarit me shumë gjasa pritet ta zë trajneri i njohur, Carlo Ancelotti.
Në anën tjetër, Sarri është i lidhur ngushtë për t’u bërë trajner i klubit nga Londra, Chelsea./IndeksOnline/
Ringrazio Maurizio Sarri per la sua preziosa dedizione al Calcio Napoli che ha permesso di regalare alla città e ai tifosi azzurri in tutto il mondo prestigio ed emozioni, creando un modello di gioco ammirato ovunque e da chiunque. Bravo Maurizio.
Aurelio De Laurentiis #ADL— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) May 23, 2018