10:59 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Sarri trajner i Chelseat, asistent e ka ish legjendarin e kësaj skuadre

Tani është zyrtare, Maurizio Sarri është trajneri i ri i Chelseat me të cilin ai nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.

Ish trajneri i Napolit është prezantuar sot me fanelën e kaltër duke pasuar bashkëkombasin e tij, Antonio Conten.

Zëvëndës i Sarrit do të jetë italiani tjetër, Gianfranco Zola, ish lojtar i Chelseat.

“Jam shumë i lumtur të shkoj në Chelsea dhe Premier League. Është një fazë e re emocionuese për karrierën time. Mesi pres që të takojë lojtarët dhe të nisemi në fazën e parë në Australi. Shpresoj se mund të luajmë një futboll të këndshëm për tifozët dhe se ne mund të garojmë në fund të sezonit për të fituar trofe që klubi meriton” ka thënë Sarri./Indeksonline/

Temat: