13:10 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

ZYRTARE: Sarri vije vet i dyti, Chelsea kompleton super transferin

Jorginho ka ndjekur Maurizio Sarrin nga Napoli në Chelsea duke u bërë blerja e parë e skuadrës londineze këtë edicion.

Mesfushori brazilian ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Chelsean ndërsa do të bartë fanelën më numër 5.

“Unë jam absolutisht i ekstazuar të jem këtu në Chelsea. Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e një ekipi të tillë të madh kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur. Unë jam i ngazëllyer për të luajtur në një ligë kaq intensive, për një ekip që jep gjithçka për të luajtur dhe për të fituar” ka thënë Jorginho./Indeksonline/