13:29 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Seanca për demarkacionin mbahet nesër (Video)

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se nesër në ora 10 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin.

Ai ka bërë me dije se është optimist për arritjen e një konsensusi mes partive politike.

“Më lejoni të theksoj optimizmin tim për të arritur një konsensus, falenderoj edhe një pjesë të opozitës edhe të pozitës. Kemi një dakordim që seanca të shtyhet nesër në ora 10. Dua të përcoj mesazh te qytetarët se do të arrijmë së bashku drejt BE-së dhe do t`i japim përspektivë qytetarëve tanë. Do t`i kryejmë obligimet ashtu sic presin qytetarët tanë”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.