12:36 / E Hënë, 25 Janar 2021 / C E

ZYRTARE: Shkarkohet Frank Lampard!

Chelsea ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Frank Lampard.

Skuadra nga Londra ka qenë e pakënaqur me përformancën e trajnerit dhe ka vendosur ta shkarkojë nga detyra.

Rezultatet dhe përformancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e klubit, duke e lënë atë në mes të tabelës.

Lampardi ka qenë trajneri me përformancën më të dobët që kur në krye të klubit është Roman Abramovichi. /IndeksOnline/