14:55 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Zyrtare: Shkarkohet Sarri!

Maurizio Sarri është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Juventusit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Torino përmes një posti në faqen zyrtare.

Klubi i Futbollit Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij si trajner i Ekipit të Parë. Klubi do të donte të falënderonte trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal që e bëri atë të ngjitej në të gjitha divizionet e futbollit Italian”, ka shkruar faqja e Juventusit.

Sarri nënshkroi me Juventusin vitin e kaluar pasi ndërprenë marrëveshjen me Allegrin. /IndeksOnline/