23:18 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Zyrtare: Shkodran Mustafi largohet nga Arsenal, transferohet në Bundesligë

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është larguar përfundimisht nga ekipi i Arsenal.

Mustafi është transferuar, si transfer i lirë, tek ekipi i Schalke 04, transmeton Indeksonline.

Ai ishte pjesë e Arsenal që nga viti 2016 dhe arriti të shënoj 9 gola.

Në dy sezonet e fundit, ai nuk ishte i preferuar nga trajnerët e Arsenal.

Mikel Arteta po ashtu nuk i dha shumë minuta Mustafit./Indeksonline/