10:32 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shqipëria gjen kundërshtarin për miqësoren e 26 marsit (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjetur kundërshtarin për miqësoren e 26 marsit.

Kuqezinjtë do të luajnë kundër Norvegjisë. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton IndeksOnline.

“Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në vendin tonë”, shkruhet njoftimi i FSHF-së.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Norvegjisë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, kurse për orën e saktë do të konfirmohet ditëve në vijim./IndeksOnline/