09:23 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra e Bundesligas shkarkon trajnerin (Foto)

Skuadra gjermane, Stuttgart ka mbetur pa trajner, pasi këta të fundit larguan Hannes Wolf.

Lajmin për shkarkimin e trajnerit e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.

“Pas shumë bisedimeve, ju njoftojmë se klubi shkarkoi nga detyra Hannes Wolf”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.

Wolf (36-vjeçar) shkarkohet pas humbjes së djeshme 0 me 2 nga Schalke 04.

Në 20 xhiro sa janë zhvilluar në Bundesliga, klubi historik gjerman gjendet në pozitën e 15’të me vetëm 20 pikë dhe rrezikohet që të bije nga liga./IndeksOnline/