22:04 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin (Foto)

Skuadra e Southamptonit edhe zyrtarisht ka shkarkuar nga detyra trajnerin, Mauricio Pellegrino.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes faqes zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Pellegrino iu bashkua Southamptonit në vitin 2017 duke nënshkruar kontratë tri vjeçare. Por, për shkak të rezultateve të dobëta ai është larguar nga stoli i anglezëve.

Në 30 xhiro sa janë zhvilluar në Premierligë, skuadra e Southamptonit gjendet në pozitën e 17’të me vetëm 28 pikë, duke rrezikuar me të madhe rënien në kategorinë e dytë (Championship).

Për të mos humbur shumë kohë, klubi ka njoftuar se së shpejti do të njoftohet edhe me trajnerin e ri./IndeksOnline/