15:10 / E Enjte, 14 Janar 2021 / C E

Zyrtare: Skuadra gjermane prezanton sulmuesin e Real Madridit

Luka Joviqi është rikthyer në Bundesligë te skuadra e Eintracht Frankfurtit.

Sulmuesi serb ka nënshkruar një marrëveshje gjashtëmujore si huazim me skuadrën gjermane.

23-vjeçari u ble në vitin 2019 nga skuadra spanjolle, por që nuk arriti të linte gjurmë.

Ai është huazuar te Frankfurti deri në fund të sezonit dhe do të kthehet përsëri në “Santiago Bernabeu”. /IndeksOnline/