19:06 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Skuadra kosovare shkarkon trajnerin (Foto)

Skuadra kosovare, KB Rahoveci ka shkarkuar trajnerin. Bëhet fjalë për Mark Rodiqi, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar klubi basketbollistik përmes rrjeteve sociale.

“Gjatë analizës dhe diskutimeve bordi ka konstatuar se për të arritur këto synime kërkohen disa ndryshime kruciale në skuadër dhe si pasoj e kësaj ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Mark Rodiqi. Bordi dëshiron ta falenderoi Rodiqin për gjithë angazhimin e tij, ndërsa i dëshiron suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Rodiqi me skuadrën e Rahovecit zhvilloi 14 ndeshje zyrtare, ku arriti 8 fitore dhe 6 humbje./IndeksOnline/