23:23 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare, Steven Gerrard e transferon futbollistin shqiptar

Futbollisti shqiptar, Florian Kamberi është transferuar te skuadra e Rangers e cila është nën menaxhimin e Steven Gerrard.

Futbollisti 24 vjeçar është transferuar në formë huazimi te Rangers dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund te sezonit.

Për këtë transferim foli edhe vet Floriani ku tha “Jam shumë i ngazëllyer. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem në Rangers dhe kjo ka ndodhur sot, kështu që unë jam një njeri shumë, shumë i lumtur”.

Për këtë transferim i lumtur u shpreh edhe Gerrad duke thënë “Ne jemi të lumtur që kemi përfunduar marrëveshjen për Florian dhe e mirëpresim atë te Rangers”./Indeksonline/.