22:35 / E Mërkurë, 20 Maj 2020

Zyrtare, sulmuesi francez zgjat edhe një vit kontratën me Chelsean

Tani është zyrtare. Olivier Giroud do të qëndroje te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.

Pasi emri i tij u lidh me skuadra të tilla si Inter dhe Lazio gjatë merkatos së janarit, francezi vendosi të zgjaste marrëveshjen me blutë e Londrës.

Klubi londinez ka lajmëruar se ka ushtruar të drejtën për zgjatjen e kontratës për një vit.

Giroud, pra, do të luajë te Chelsea deri në vitin 2021. Një lëvizje e tillë pritej që nga muaji prill dhe thjesht mungonte zyrtarizimi.

Tashmë në moshën 33-vjeçare ai është golashënuesi i tretë më i mirë i përfaqësueses së Francë me 39 gola, pas Michel Platini (41) e Thierry Henry (51).