21:21 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Suso nënshkruan me Sevillën

Edhe zyrtarisht Suso është lojtar i Sevillës.

Ylli i Milanit është bashkuar me skuadrën nga La Liga si huazim për një sezon e gjysmë me të drejtë blerje.

Pas ardhjes së Ibrahimovic, ka ndryshuar sistemi i lojës së rosonerëve dhe Suso nuk ka gjetur hapësirë në formacion.

Suso ka luajtur më shumë se 150 ndeshje për rosonerët, në të cilat ka arritur të shënoj 26 gola dhe në ka dhuruar deri në 43 asistime. /IndeksOnline/