Zyrtarë të futbollit të Serbisë kanë ardhur në homazhe për Fadil Vokrrin
Në ceremoninë mortore për kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq dje, në Prishtinë kanë ardhur zyrtarë të lartë të futbollit të Serbisë dhe nga ish-klubi ku luajti Vokrri – Partizani i Beogradit.
Kallxo.com mëson se në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kanë ardhur ish-kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiq dhe kryetari i klubit Partizani, Millorad Vuçeviq.
Për sigurinë e këtyre zyrtarëve të lartë po përkujdeset Policia e Kosovës.
Në homazhet e zhvilluara në hollin e Kuvendit të Kosovës sot është parë edhe zyrtari i FIFA-s, Zvonimir Boban.