14:41 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Zyrtarë të UEFA-s do të monitorojnë këto tri ndeshje në Ligën e Parë

Sot është njëra nga dy finalet e edicionit 2018/19 në Ligën e Parë, pasi lufta për inkuadrim në Superligë dhe ajo për të mbijetuar është më interesant se asnjëherë më parë.

Dukagjini, pas humbjes në tavolinë ndaj Vushtrrisë, viziton 2 Korrikun ku nuk guxon të gabojë përndryshe mund të humb pozitën që e dërgon në Superligë pikërisht një xhiro para fundit.

Në anën tjetër, prishtinasve iu duhet fitorja sepse rrezikojnë të mbeten në barazh.

Interesante do të jetë edhe sfida ndërmjet Besës dhe Arbërisë, pasi që pejanët po kërkojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që ekipi nga Dobraja pretendon për ta vazhduar ‘vizën’ edhe për një edicion në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Vëllaznimi luan në udhëtim te Istogu.

IndeksOnline mëson se zyrtarë dhe prokurorë të UEFA-s pritet të jenë në tri nga tetë takimet e Ligës së Parë që zhvillohen sot.

Sipas burimeve, ata do të monitorojnë ndeshjet Vushtrria – Ramiz Sadiku, Trepca – Kika dhe Vitia – Vllaznia.

Madje, ka dyshime që Vushtrria, e cila ka siguruar inkuadrimin në Superligë, të ketë shitur ndeshjen me Ramiz Sadikun.

Më poshtë orari i plotë i ndeshjeve:

E mërkurë, 16:00
Besa – Arbëria
Vushtrria – Ramiz Sadiku
Trepca – Kika
Istogu – Vëllaznimi
Drenasi – Fushë Kosova
Vitia – Vllaznia
2 Korriku – Dukagjini
Bashkimi – Onix.