15:26 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tottenham “blindon” Kanen [Foto]

Harry Kane ka rënë dakord për një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me Tottenhamin, që kap vlerën 90 milionë funte.

Paga e kapitenit të Anglisë është dyfishuar prej 100,00 funte në javë, ndërsa me bonuse fitimet e tij mund të shkojnë deri në 15 milionë funte në muaj.

Kane nënshkroi marrëveshjën e tij të fundit në vitin 2016 që vlen deri më 2022, por presidenti Levy vlerëson progresin e madh të Kane i cili është bërë një nga sulmuesit më të mëdhenj të Evropës.

Klubi pritet që sot ( e premte ) më vonë, të njoftojë marrëveshjën e re të Kane. /IndeksOnline/

Temat: