19:17 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: Trajneri ofron dorëheqje nga skuadra e Superligës së Kosovës

Skuadra e Drenicës ka mbetur pa trajner, pasi Bledar Devolli ka kërkuar dorëheqje të menjëherëshme.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, kryesia e Drenicës dhe trajneri nga Shqipëria patën një takim, ku ky i fundit kërkoi dorëheqje të menjëhershme, shkruan IndeksOnline.

“Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Drenica edhe në Superligën e Kosovës nuk po qëndron mirë, pasi po rrezikon rënjen nga liga./IndeksOnline/