09:18 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: UEFA anulon Ligën e Kampionëve për të rinj

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka anuluar Ligën e Kampionëve për grupmoshat e reja.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të anulojë edicionin 2020/21 të UEFA Youth League për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efektet e saj të organizimeve të garave, shkruan IndeksOnline.

Komiteti fillimisht kishte vendosur që të ndryshoj formati, për t’u vonuar pastaj në fillimin e saj.

Probleme në organizim po ka edhe në UEFA Champions League, ku shumë klube janë detyruar që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në ndonjë stadium tjetër./IndeksOnline/