15:32 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: UEFA largon rëndësinë e golit mysafir

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marrë një vendim gjatë ditës së sotme.

UEFA ka vendosur që rregulli për golin mysafir të largohet në të gjitha kompeticionet nga sezoni i ri, shkruan IndeksOnline

Tani goli mysafir s’ka vlerë. Nëse rezultati është i barabartë në dy ndeshjet, atëherë takimi shkon në vazhdime dhe në penallti.