18:30 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: UEFA merr vendim për PSG-në

UEFA ka dalë në përfundim të hetimit të financave të skuadrës franceze. Parist Saint-Germain.

Skuadra e presidentit, Naser Al-Khelaifi shpenzoi shuma marramendëse gjatë merkatos së verës ku transferoi futbollist si Neymar dhe Mbappe, shkruan indeksonline.

Megjithatë, shtëpia evropiane e futbollit ka marrë vendim që shpenzimet dhe kontratat e skuadrës parisiene janë në përputhje me rregullat e Fair-Play financiar.

Dhoma e Hetimeve ka arritur në përfundimin se, falë kontratave të sponsorizimit të klubit, bilanci i buxhetit mbetet i pranueshëm për vitet financiare 2015, 2016 dhe 2017 .

Sa i përket ndikimit financiar të fushatës së blerjes që filloi në verën e 2017 dhe bilanci i buxhetit 2018 do të jetë nën shqyrtim të ngushtë dhe do të shqyrtohet në thellësi në javët e ardhshme.

Siç raportojnë gazetat franceze, për të shmangur problemet, PSG duhet të mbledhë të paktën 60 milionë euro deri më 30 qershor. /IndeksOnline/

 

Temat: