16:10 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Ulpiana fillon me transferime, sjell në Lipjan mbrojtësin e Superiores

Klubi i sapo inkuadruar në Superligë, Ulpiana ka filluar me transferime.

Pas disa largimeve, Ulpiana ka bërë transferimin e parë, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Silvester Shkalla. Ai është 26 vjeçar dhe sezonin e fundit luajti tek ekipi shqiptar, Kastrioti.

Shkalla ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me ekipin e Ulpianës./Indeksonline/