18:29 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Zyrtare: Vaksina ruse anti-Covid është 95% efektive

Kompania ruse që prodhoi vaksinën anti-Covid Sputnik V kanë deklaruar se nga analizat e fundit efektiviteti i saj ka shkuar në 95%. Sipas mediave ndërkombëtare Sputnik V është testuar në rreth 40 mijë persona dhe rezultatet kanë dalë të gjitha të kënaqshme dhe pa asnjë efekt anësor.

Vaksina në treg do të shitet në koston 10 dollarë për dozë në të gjitha shtetet ndërkombëtare. Ndërkohë që ndryshe nga vaksinët e tjera që janë krijuar, Sputnik V mund të ruhet në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celsius dhe jo në minus. Ato mund të mbahen në frigoriferë të zakonshëm.

Vaksina ruse Sputnik V ka dalë në treg në të njëjtën ditë me vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech. Fillimisht ajo u cilësua si 90 % efektive, ndërsa tani pas anlizave të fazës së tretë efektiviteti i saj është 95%.