16:58 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Valon Tolaj emërohet Drejtor Menaxhues i AKP-së

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar Valon Tolaj në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër (4) vitesh.

Mandati i Tolaj fillon me 26 nëntor 2018. Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi propozimet për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 3 people

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shit blerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 Euro, Ndërmarrja e Re Sharrcem të paguaj siç çmim shtesë për blerjen e aksioneve. 

Po ashtu Bordi i Drejtorëve mori vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM“ Golesh dhe “XIM” Strezovc të ndiqen hapat ligjor për inkasimin e këtyre ndëshkimeve./IndeksOnline/

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor