14:54 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mustafa-Bordit të AKP-së: A nuk patët kandidat tjetër për drejtor, pos njeriut të AAK-së a?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj zgjedhjes ssë drejtorit menaxhues të AKP-së.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se i përzgjedhuri është nga radhët e AAK-së, duke pyetur Bordin e AKP-së se a nuk patën ndonjë kandidat tjetër pos këtij në fjalë, transmeton Indeksonline.

Sipas Mustafës, veprimet e tilla janë të dëmshme dhe ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.

Më poshtë postimi i Mustafës:

Bordi i Drejtorëve të AKP-së zgjodhi për drejtor menaxhues të Agjencisë së Privatizimit, sekretarin organizativ të AAK-së.

Kur në fund të muajit tetor reagova për shkarkimin e ish drejtorit të AKP-së dhe dorëheqjen e Kryetarit të Bordit, me një prononcim të gjatë Bordi i Drejtorëve të AKP-së, më 30 tetor 2018, më reagoi ashpër duke më mbajtur shumë ligjërata, ndër të tjera se “pra, AKP nuk është agjenci qeveritare dhe as politike, por është institucion i Kuvendit, mbikëqyret nga Kuvendi dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mirë shumë!

Tani unë i pyes anëtarët e Bordit, a nuk patët kandidat tjetër përveç sekretarit organizativ në AAK-së për drejtor menaxhues. A u detyruan, juve “të institucionit të pavarur” ta shkarkoni drejtorin e mëparshëm pak pa i kaluar mandate, për ta zgjedhur ish zyrtarin e AAK-së?? A e ndjeni edhe më tutje veten se jeni të pavarur si institucion apo jeni strukë nga frika se edhe juve ua vejnë ndonjë taksë.

Pyes edhe Kuvendin, pse po lejon që agjencitë e saj të politizohen dhe të kapen nga interesa të drejtpërdrejta partiake?

Veprimet e tilla konsideroj se janë të dëmshme, ato bëhen për interesa klienteliste të Qeverisë dhe AAK-së, çmimin e të cilave e paguan shteti i Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. /Indeksonline/