12:42 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / C E

Zyrtare: Vojvoda i bashkohet Torinos

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i është bashkuar Torinos nga Standard Liege, njofton klubi i Series A.

Ai i bashkohet shokut të vet nga Kombëtarja e Kosovës, Samir Ujkani, në Stadiumin Olimpik.

“Klubi i futbollit Torino njofton me kënaqësi se i ka siguruar shërbimet e lojtarit të Standard Liege Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratën katërvjeçare”, thuhet në njoftimin e Torinos.

I rritur në akademinë e Lieges, ylli i lindur në Llaushë të Skenderajt, debutoi në ligën elitare belge për Royal Excel në seozanin 2016-17.

Pas tre vjetëve dhe 103 paraqitjeve për Excel, Vojvoda u kthye në Liege ku luajti sezonin e fundit.

25-vjeçari i ka bërë 22 paraqitje për Kombëtaren dardane, me të cilën e ka shënuar një gol.