Volkswageni ka vendosur ta hapë në Turqi fabrikën e re
Volkswagen (VW) ka ngritur një zyrë në provincën perëndimore turke të Manisa, sipas një regjistri biznesi të botuar sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë, raporton Reuters.
Një zhvillim i tillë sugjeron që kompania po i afrohet vendimit përfundimtar për vendndodhjen e objektit të saj të ri prodhues, vlerëson agjencia britanike.
Filiali turk i VW do të ketë një kapital prej 943.5 milion lira (164.21 milionë dollarë) dhe kompania mëmë ka paguar një të katërtën e kësaj shume, raportoi Gazeta Zyrtare.
[BREAKING] Volkswagen Turkey unit paves way for USD 1.4 billion plant. https://t.co/023LlEwS8Z ? pic.twitter.com/FzIM7CJ605
— Invest in Turkey (@InvestTurkey) October 2, 2019
Pjesa tjetër, do të paguhet gjatë dy viteve të ardhshme. Filiali i Volkswagen në Turqi do të përqendrohet në hartimin, prodhimin dhe montimin e makinave, kamionëve dhe automjeteve të tjera.
VW po eksploronte disa lokacione për ndërtimin e një fabrike të re në Evropën Lindore, dhe përveç Turqisë, konsideroi Bullgarinë dhe Serbinë si një destinacion të mundshëm për investimet e saj.
Volkswagen officially in Turkey https://t.co/GHcUzCFzpS pic.twitter.com/kFo4MSFKYk
— News1 English (@News1English) October 2, 2019
Një anëtar i bordit të VW u tha gazetarëve në Berlin javën e kaluar se kompania po i afrohej një vendimi për të ndërtuar një fabrikë të re në Turqi.
Sidoqoftë, një zëdhënës i VW tha sot për Reuters se kompania është ende në fazat e fundit të negociatave dhe nuk ka marrë një vendim përfundimtar për uzinën.