19:23 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: “Vrasësit” e PSG-së janë gati për Liverpoolin

PSG nesër do të luaj kundër Liverpool në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Francezët duhet patjetër të fitojnë nëse dëshirojnë kualifikim në fazën tjetër pasi momentalisht gjendën në pozitën e tretë në grupin C.

E për këtë ndeshje do të jenë të gatshëm edhe dyshja e frikshme e parisienëve, Neymar dhe Mbappe.

Dyshja sulmuese ishte në dyshim për këtë ndeshje pasi ishin të lënduar.

Por trajneri Tuchel, në një konferencë për media ka bërë të ditur se braziliani dhe francezi do të jenë nga minuta e parë kundër nënkampionëve të Evropës. /IndeksOnline/