20:39 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Wijnaldum i bashkohet Romës nga PSG

Georginio Wijnaldum zyrtarisht i është bashkuar Romës në huazim me opsion blerjen nga PSG , por që mund të bëhet me obligim blerje në rast së Roma kualifikohet për Ligën e Kampionëve

Sipas shumë raporteve, marrëveshja është arritur për 10 milionë euro dhe do të jetë me obligim blerje nëse Giallorossi përfundojnë në top katër në Serie A.

PSG po ashtu do të mbulon gjysmën e pagës së tij prej 9 milionë në sezon gjatë periudhës së huazimit.

Holandezi 31 vjeçar i ishte bashkuar si lojtar pa kontratë skuadrës së Paris Saint-Germain pasi ishte larguar nga Liverpool verën e kaluar.

Para kësaj, ai kishte luajtur edhe për skuadrat: Newcastle United, PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

Ai i ka kryer testet mjekësore sot kurse mbrëmë kishte arritur në Itali, ku ishte përshëndetur nga qindra tifozë në aeroportin e Ciampino.

Roma për disa vite bën paralajmërime të nënshkrimeve të tilla para një komunitetit të gjërë, duke marrë kështu vëmendje të mediave e cila mandej shfrytëzohet për të ndihmuar me para për të gjetur fëmijët e humbur dhe të kidnapuar në tërë botën.