Zyrtare: Wilshere nënshkruan me klubin e ri (Foto)
Jack Wilshere ka firmosur kontratë me klubin e tij të ri.
Pas largimit nga Arsenal, Wilshere është transferuar në klubin tjetër nga Londra, West Ham United, shkruan IndeksOnline.
Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me “The Hammers.
26-vjeçari ndihet shumë i lumtur për transferimin e tij në West Ham.
“Ndihem shumë mirë, është një ndjenjë e veçantë. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë Wilshere.
Wilshere ka fituar dy herë FA Kupën sa ishte pjesë e Arsenalit, ndërsa ka afro 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/