Zyrtare: Ylli i Kosovës mungon ndaj Maltes
Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit prej lojtarëve më të mirë në skuadër.
Bëhet fjalë për Mërgim Vojvoden, i cili nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Maltës.
Lajmi është konfirmuar nga Super Sport, që ka bërë të ditur se djaloshi nga Skenderaj ka probleme fizike dhe nuk do të mund të rikuperohet për takimin e së shtunës, ndërsa po punon shumë që të jetë gati të martën.Ky është një lajm i keq për Bernard Challandes, i cili gjendet para dy takimeve vendimtare drejt ëndrrës evropiane, ndaj Maltës me 17 nëntor dhe Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” me 20 nëntor.
Kosova gjendet e para në Grupin 3 të Ligës D me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajchani.