16:47 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtarët boshnjak dakordohen t’i përshtaten politikave të Beogradit për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ai së bashku me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës kanë diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve, sidomos atyre politike, dhe kanë diskutuar se si në të ardhmen të shmangin situatat që mund të sjellin probleme për vendin.

Siç u tha gjatë një konference për shtyp, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për çështjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave serbe, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përfshirë këtu edhe Bakir Izetbegoviqin janë dakorduar se qëndrimi zyrtar i BiH mbi çështjen e Kosovës, do t’i përshtatet politikave të Beogradit./Indeksonline/