14:14 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i lartë shtetëror, me veturë zyrtare shkon për të ligjëruar në fakultet

Ilir Morina është profesor në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Por, shpenzimet e udhëtimit nuk përbëjnë kosto aq të lartë për të, ngase ai shfrytëzon veturën zyrtare për të shkuar në fakultet.

Vetura me tragat 3Z shpeshherë është parë në afërsi të fakultetit, me të cilën udhëton drejtori Morina.

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, më shpesh shihet të enjten, atëherë kur kryen ligjëratat në Agrobiznes.

Indeksonline ka tentuar të kontaktonte drejtorin për ta pyetur lidhur me shfrytëzimin e veturës, por ai nuk i është përgjigjur thirrjes. /Indeksonline/