Zyrtari i NATO-s tregon rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht ka takuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit.
Pas takimit Alli ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Sipas zyrtarit të NATO-s edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit janë të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbin mbetet kushti më i rëndësishëm për këto procese. Gjithashtu edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit janë bazike në këtë rrugë. Luftimi i terrorizimit mbetet sfidë për të gjithë, prandaj edhe duhet punë për tu bërë”, ka deklaruar ai.
Kurse nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka deklaruar se institucionet kosovare janë duke punuar që të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s./Indeksonline/