22:13 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtari i skuadrës së madhe evropiane ishte në Stamboll, e ka ndjekur nga afër Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Pas disa interesimeve nga Premierliga dhe Serie A tashmë për të ka interesim edhe nga liga franceze, shkruan Indeksonline.

Gazetari i pavarur, Ignazio Genuardi raporton se skuadra e Ligue 1, AS Monaco kishte një skaut prezent në ndeshjen e Super Ligës Turke mes Fenerbahce dhe Gençlerbirligi të Premten në mbrëmje.

Përfaqësuesi i Principatës besohet të ketë qenë i pranishëm në ndeshjen për të hedhur një sy mbi sulmuesin 25-vjeçar të Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi dy gola në fitoren 5-2 për nikoqirët. Monaco kuptohet se po e vlerëson atë përpara një lëvizje të mundshme verën e ardhshme. /IndeksOnline/