18:52 / E Diele, 07 Prill 2024 / FR

Zyrtari iranian paralajmëron Izraelin: Ambasadat tuaja nuk janë të sigurta

Këshilltari i lartë ushtarak iranian, Rahim Safavi të dielën paralajmëroi Izraelin se asnjë nga ambasadat izraelite nuk janë të sigurta pas sulmit në Damask.

Siç shkruan NBC News, Safavi bëri këto komente gjatë një ceremonie në Teheran për gjeneralët e vrarë në sulmin që e bëri rrafsh me tokë ndërtesën e konsullatës iraniane.

“Asnjë nga ambasadat e regjimit (izraelit) nuk është më e sigurt,” u citua të ketë thënë Safavi.

Komentet e gjeneralit Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lënë të kuptohet se Irani do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Siri më 1 prill, ku u vranë dy gjeneralë iranianë.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar të shtunën Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme.