14:03 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtari për media në LVV: Pse nuk po e pranoni verdiktin e vullnetit te popullit?

Lëvizja “Vetëvendosje” ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me vendimin e Gjykatë Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit të LDK-së si kryeministër të ri të vendit.

Zyrari për Media në LVV, Arlind Manaxhuka ka shtruar pyetje se pse nuk po pranohet vullneti i popullit, i cili në zgjedhjet e fundit i dha fitore partisë së Albin Kurtit.

“Meqenëse Kushtetuta është mishërim i vullnetit te një populli dhe qe ky i fundit u shpreh qarte me 6 tetor e po konfirmohet nga çdo matje, atëherë pyetja fondamentale është jo ajo qe po shtrohet zakonisht, por kjo: Pse nuk po e pranoni verdiktin e vullnetit te popullit?”, ka shkruar ai.

Ndryshe, LVV ka njoftuar sot se do të mbajnë një konferencë për media në zyrën qendrore të partisë në orën 17:00.

Kjo konferencë për media vjen dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, vendim ky të cilin vetë Kurti ka thënë se nuk e pranon.

“Sot, në ora 17:00, në zyren e saj qendrore, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.