12:58 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Zyrtarizohet data e meçit të Florian Markut

Florian Marku ka bërë të ditur datën e meçit të radhës.

Boksieri shqiptar sapo ka njoftuar se me 25 gusht të këtij viti do kthehet në ring.

Meçi do të mbahet në Tiranë. Gjatë javës Marku do të bëj të ditur kundërshtarin e tij.

“Po kthehem per te gjithe ju, ne mes te Tiranes. Ne daten 25 Gusht ju pres te gjitheve ne Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing per besimin dhe mbeshtetjen.Kundeshtari dhe info rreth biletave do dalin ket javë.

Ju premtoj qe do jap shpirtin per  tju bej krenar akoma me shume duke u ngritur ne majat e botes”, shkruan Marku në njoftim./Indeksonline/