Zyrtarizohet lajmi i bujshëm në NBA
Los Angeles Lakers ka zyrtarizuar largimin e Le Bron James.
Basketbollsi amerikan do të largohet nga klubi pas plot tetë viteve, shkruan IndeksOnline.
James ishte një nga lojtarët kyq të skuadrës, derisa fitoi edhe titullin e NBA, në vitin 2020.
“LeBron James është një nga sportistët më të mëdhenj në histori. Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për tetë vitet e tij me Lakers – përfshirë titullin kampion që na udhëhoqi të fitonim në vitin 2020, në rrethanat më të vështira që mund të imagjinohen, si dhe për rekordet e panumërta që theu duke veshur ngjyrat vjollcë dhe ari. I urojmë çdo të mirë në të ardhmen, si brenda ashtu edhe jashtë parketit. Ai do të mbetet përgjithmonë një pjesë e çmuar e familjes Lakers.”, thuhet në njoftimin e La Lakers.
E ardhmja e Le Bron James nuk dihet ende, por shumë shpejt pritet të njoftoj për skuadrën e re./IndeksOnline/

