75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 30 Qershor 2026 / L A

KB Peja rikthehet në garat evropiane

KB Peja mori një lajm të mirë para fillimit të sezonit të ri.

“Shqiponjat”, do të bëjë rikthimin e saj në garat evropiane, ku do të marrin pjesë në “FIBA Europe Cup”.

“Historia vazhdon. Pas një rruge të ndërtuar me punë të palodhur, disiplinë, përkushtim dhe paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, që nga debutimi ynë në FIBA Europe Cup në vitin 2016, kur filluam historinë tonë ndërkombetarisht në ato ndeshjet spektakolare kundër Cluji, nga Rumania pastaj prapë në 2023/24/25(champions league dhe kualifikimi në grupe të FEC), tashmë KB Peja rikthehet sërish aty ku i takon — mes klubeve që përfaqësojnë me krenari basketbollin evropian”, shkruhet në njoftimin e KB Peja.

Hera e fundit që Peja mori pjesë në këtë garë ishte në sezonin 2024/25./IndeksOnline/