75 Mall Live Search
18:59 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Zyrtarizohet largimi i drejtorit të Arsenalit

Drejtori Sportiv i Arsenalit, Edu ka marr një vendim të papritur.

Brazliani ka vendosur të largohet nga kjo pozitë, dhe këtë e ka cilësuar si një vendim të vështirë, shkruan IndeksOnline.

“Tani është koha për të ndjekur një sfidë ndryshe. Arsenali do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë.

Arsenali më ka dhënë mundësinë të punoj me kaq shumë njerëz të mahnitshëm dhe shansin për të qenë pjesë e diçkaje kaq të veçantë në historinë e klubit. Ka qenë një udhëtim i veçantë dhe falënderoj Stan, Josh, Tim dhe Lord Harris për mbështetjen që më kanë dhënë.

Më ka pëlqyer të punoj me kaq shumë kolegë të shkëlqyer në ekipet tona të burrave, grave dhe akademisë, veçanërisht Mikel, i cili është bërë një mik i shkëlqyeshëm.

Klubit dhe mbështetësve të tij i uroj vetëm gjëra të mira dhe gjithë të mirat”, ka deklaruar Edu.

46-vjeçari i cili pas pensionimit si futbollist, u rikthye te Arsenali në vitin 2019 si drejtor teknik, ndërsa në vitin 2022 u bë drejtor sportiv i klubit./IndeksOnline/