13:40 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Zyrtarizohet largimi i Messit nga PSG

Lionel Messi i ka ndarë rrugët me PSG-në. Lajmin e ka dhënë sot trajneri i skuadrës franceze, Christophe Galtier.

Në konferencën për media para ndeshjes me Clermont, trajneri ka qenë i qartë.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” ka thënë Galtier.

Mbetet të shihet tani se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit, rikthimi te Barcelona apo pranimi i ndonjë oferte faraonike nga Arabia./Indeksonline/