13:20 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Zyrtarizohet ndarja e Diego Costës me Atletico Madridin

Atletico Madridi ka njoftuar zgjidhjen e kontratës me Diego Costan. Ndeshja e kësaj jave ndaj Sociedadit do të jetë e fundit për sulmuesin spanjoll në fanelën e kësaj skuadre. 020 s’ do të jetë një vit për t’u mbajtur në kujtesën e Diegos.

Lëndime, pak gola, jo shumë minuta dhe formë jostabile është përshkruar 2020-a për Costan. Costa thuhet se ka kërkuar vetë ndarjen me Atleticon për shkaqe familjare, duke mos dhënë më shumë detaje.

Diego Costa ishte transferuar tek Atletico-ja në janar të vitit 2018 pas një aventure të suksesshme te Chelsea, por që nuk ka arritur të gjente asnjëherë formën e dikurshme që kishte te kjo skuadër./Indeksonline/